Gjeneral Rrahman Parllakut, ish-drejtues i formacioneve ushtarake që u dërguan në Kosovë në tetor të vitit 1944, kur Shqipëria ende nuk ishte çliruar, sjell memoriet e tij për temën ende shumë të diskutuar dhe ende tepër të errët të misionit të këtyre formacioneve ushtarake.
Në rrëfimin e tij ka shumë informacione për dilemën, nëse këto forca u përdorën nga serbët për të nënshtruar Kosovën, apo për një qëllim më superior dhe krejt të ndryshëm. /abcnews.al