Rrahje masive në parlamentin e Hondurasit, deputetët e partisë së tij sulmojnë kryeparlamentarin

schedule14:01 - 23 Janar, 2022

schedule 14:01 - 23 Janar, 2022

Një përplasje fizike ka ndodhur në ceremoninë e betimit të kryeparlamentarit të ri të përkohshëm të Kongresit në Honduras, Jorge Calix.

Mediat e huaja kanë publikuar momente nga sulmi që deputetët e partisë së tij i kanë bërë kryeparlamentarit të ri. Disa deputetë nga e njëjta parti janë ngjitur në skenë, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli dhe të vijë deri të rrahja.

Në prapavijë dëgjoheshin britma të vazhdueshme” tradhtarë”, duke mos u ditur fillimisht se kujt i referoheshin këto etiketime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!