Rrahje masive në një lokal në Gjilan, reagon policia

schedule07:37 - 9 Janar, 2022

schedule 07:37 - 9 Janar, 2022

Mbrëmë në një lokal në Gjilan ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se të dyshuarit janë intervistuar ndërsa rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

“Po ka pas një rrahje në mes disa personave në një lokal pas një mosmarrëveshje që kanë pas në mes vete, të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë”, tha Hashani për Gazetën Express.

Akoma nuk dihet nëse nga kjo rrahje ka persona të lënduar./Express

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Express (@gazetaexpress)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!