KOSOVË- Tre nxënës të një shkolle të mesme janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, për shkak se janë përfshirë në një sherr masiv. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj”, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime në trup, raporton Kosova Press.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë mbajtur në komisariat, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të zbardhur motivet e sherrit mes adoleshentëve.