Rrahën për vdekje shokun e klasës, arrestohen 3 adoleshentë në Finlandë

schedule15:56 - 4 Shtator, 2021

schedule 15:56 - 4 Shtator, 2021

Tre adoleshentë u dënuan sot me 8 deri në 10 vjet burg për torturimin dhe rrahjen deri në vdekje të një ish -shoku të klasës, një rast që ka shkaktuar zemërim në Finlandë.

Tre të miturit, 16 vjeç në kohën e krimit, në dhjetor 2020, u shpallën fajtorë për vrasje. Në muajt para vrasjes, ata ngacmuan vazhdimisht viktimën.

Sipas aktakuzës, viktima, 16-vjeçari u sulmua për disa orë dhe më në fund vdiq, në një park në Koskela.

Tre autorët, të cilët e njihnin viktimën që kur të gjithë shkuan në kopsht, u deklaruan të pafajshëm. Vdekja e 16-vjeçarit erdhi nga dëmtimet e trurit dhe shpimi i mushkërive për shkak të thyerjeve në brinjë.

Sipas shifrave zyrtare, pothuajse një në dy adoleshentë të moshës 14-16 vjeç që jetojnë në një institucion në Finlandë është kërcënuar ose ngacmuar.l.k/abcnews.al