Rrahën për spital shqiptarin para finales, lihen në burg për 15 ditë dy tifozët holandezë

schedule12:13 - 27 Maj, 2022

schedule 12:13 - 27 Maj, 2022

15 ditë në burg do të qëndrojnë dy tifozët holandezë që u përfshinë në një sherr në rrugën e Barrikadave para finales së Conference League.

Ata goditën me sende të forta dhe karrige, një shqiptar që mori dëmtime në kokë dhe përfundoi në spital.

Ngjarja në fjalë ndodhi një natë para finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez.

Dy holandezët goditën me grushte, shqelma dhe karrige 48-vjeçarin, ndërsa më pas përfunduan pas hekurave. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!