Katër persona, tre prej të cilëve për dhunë në familje dhe njëri për drejtim të motorit pa leje, janë arrestuar nga Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës.
Tashmë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas, si dhe një tjetër nga qarkullimi rrugorë:
L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta.
F.C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta.
F.L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushurirës së tij, për motive të dobëta.
A.Gj., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës”, njofton policia./m.v. abcnews.al