Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se, në Dhërmi, kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushte për motive të dobëta 3 shtetas.
Burime nga policia bëjnë me dije se M. K., 57 vjeç dhe K. K., 30 vjeç (babë e bir) kanë rrahur shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Këta të fundit po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 28 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
28-vjeçari dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen. Punohet për kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/