“Rovolucion? Do e quaja lëvizje popullore”, Sula: Disa deputetë i “lëpihen” liderëve për axhendë personale

schedule12:03 - 22 Shkurt, 2023

schedule 12:03 - 22 Shkurt, 2023

I ftuar në një lidhje skype në “Tirana Live” në ABC Neës, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha se revolucionin e nisur nga Berisha, nuk do ta quante të tillë, por një lëvizje popullore.

“Unë nuk dua ta quaj revolucion dhe më dhemb koka kur e dëgjoj. Do ta quaja një lëvizje popullore, unë i quaj të shëndetshme protestat.

Problemi është pse nuk ndizet shpresa, është problem i opozitës”, theksoi Sula.

Ai u shpreh se në politikë kanë ende aktorë që shikojnë privilegjet personale nga të dyja palët dhe në këtë rast opozita nuk po arrinë dot të ecë përpara sepse disa deputetë i “lëpihen” liderëve për axhendën personale.

“Shikojnë privilegje individuale, kështu ka qenë gjithmonë, nga të dyja palët.

Opozita nuk po ecën përpara sepse disa deputetë po i “lëpihen” liderëve për axhendën personale”, tha në fund deputeti Dashnor Sula.r.t/abcnews.al

.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!