Deputeti Myslim Murrizi në një postim në Facebook pas masës së arrestit në shtëpi për ish-zv/ ministren Rovena Voda shprehet se njerëzit që na qeverisin janë aq të babëzitur saqë pranojnë ryshfet edhe një arkë me peshk.
“SPAKU sipas aleateve qe e ideuan dhe financuan reformen ne drejtesi ne fakt u ngrit per te kapur peshqit e mëdhenj. Kush e kishte menduar qe do arrestomte peshq jasht standartit, per nje arke peshk ryshfet. Po mire qe paskeni kohe dhe burime njerezore per te pergjuar “sardele” qe nuk kane lidhje as me qytetaret me te keputur qe marin edhe arken e peshkut qyl, po pse dy standarte per te njenjtin fenomen?????
Po neqoftese mjeket e arrestuar per ryshfet do kishin mare nje arke peshk, nje iphone dhe nje zarf pa numeruar ne çante, a do ishin arrest shtepie????
Apo duhet te dilnin ne pergjime qe kalova lumin te q kalin ose u keputen ne b keta familjaret ose duhet te mernin nje arke me peshq te qelbur nga koka siç thote i “ndershmi” i politikes Shqiptare
Kur shoh qe nje funksionare e larte e pushtetit pranon si ryshfet edhe nje arke peshk, sinqerisht mendoj qe kaq te pa ngopur e te babezitur jane keta mostra qe qeverisin Shqiptaret saqe edhe m… po tu japesh, nuk thone kurre jo. Nuk e di se sa vlere ka morali dhe dinjiteti per kete lloj kategorie qeniesh njerezore” shkruan ai.
Ish-zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda shfaqet në tre takime me Florida Beun, të cilës i kishte premtuar punësimin në administratë dhe Majlinda Hasanin, që ishte në rolin e sekseres. Nga përgjimet vërtetohet se, Hasani e Beu i kanë dhënë Vodës 1000 euro ryshfet, një arkë peshk dhe një telefon./ db/Abcnews.al