Rovena Stefa ka treguar së fundmi se nuk gëzon një raport të mirë me Elhaida Danin. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat kosovare, këngëtarja tregoi dhe arsyen që çoi në krisjen e raportit mes dy artisteve, ngjarje që është shënuar gjatë pjesëmarrjes në Festivalin Kënga Magjike pak vite më parë.
“Ka qenë këngëtarja Elhaida Dani sepse më ka puthur në prapaskenë dhe më ka thënë uaw çfarë interpretimi dhe më ka votuar zero pikë. Në këtë rast të vetëm unë kam qenë e detyruar nga ana ime e brendshme të shprehesha dhe jo për t’u hakmarrë por thjesht për të treguar hipokrizinë e dikujt.
Por kjo nuk do të thotë se janë të gjithë kështu. Unë dhe atë vit e shpreha se kur këngëtarët detyrohen të votojnë njëri-tjetrin nuk ka shumë sens.”, u shpreh këngëtarja. /abcnews.al