Rouhani paralajmëron Trump: Mos luaj me bishtin e luanit

schedule12:18 - 22 Korrik, 2018

schedule 12:18 - 22 Korrik, 2018

Presidenti iranian ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara që të mos zhvillojnë fushata kundër qeverisë së tij. Reagimi i Rouhanit vjen pas një nisme të qeverisë Trump për të diskredituar regjimin e Teheranit.

Fraza të rënda paralajmërimi për Shtetet e Bashkuara të Donald Trump, vijnë nga presidenti iranian, Hassan Rouhani. Duke folur për një grup diplomatësh iranianë, ai paralajmëroi kreun e Shtëpisë së Bardhë që të heqë dorë nga ndjekja e politikave armiqësore ndaj Teheranit.

“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqeve dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave. Zoti Trump, mos luani me bishtin e luanit. Mund të pendoheni “, është shprehur Rouhani.

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Iranit janë përshkallëzuar me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Majin e kaluar, presidenti amerikan njoftoi braktisjen e marrëveshjes shumëpalëshe për ndalimin e programit bërthamor iranian, të promovuar së bashku me Bashkimin Evropian.

Dhe Departamenti i Shtetit i udhëhequr nga Mike Pompeo po nis një fushatë me fjalime publike dhe deklarata në mediat sociale në ditët e fundit me qëllim të diskreditimit të qeverisë Rouhani.

Sipas burimeve nga administrata të cituar nga Reuters, fushata synon të nxisë kryengritjen e brendshme dhe të rrisë presionin ndaj autoriteteve iraniane për të braktisur programin bërthamor dhe mbështetjen për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme.

Fushata mbështetet nga Sekretari i Shtetit, Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Bolton, dhe shkon së bashku me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, të shpallura nga Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!