Rossi: Do firmos me Petronas. Tërheqja? Mamaja mendon se s’do ndodhë kurrë

schedule16:57 - 25 Shtator, 2020

schedule 16:57 - 25 Shtator, 2020

Valentino Rossi nuk ka ndërmend të ndalet. Legjenda e MotoGP dhe shtatë herë kampioni i botës në garën me motora, ka arritur akordin me Petronas Yamaha SRT Team. 41-vjeçari italian zbulon gjithçka në një prononcim për Sky Sport, duke mos e kursyer batutën në lidhje me tërheqjen përfundimtare.

Kemi biseduar dhe kemi gjetur akordin me Petronas, është e vërtetë. Në orët e ardhshme do të firmos kontratën e re dhe besoj se në fundjavë do të vijë edhe zyrtarizimi. Do të firmos një vit, por kemi rënë dakord që të fusim edhe opsionin e rinovimit me një tjetër vit.

Gjithmonë nëse të gjithë mbetemi të kënaqur. Do të luftoj fort për të arritur rezultate pozitive, synoj të renditem në 5 vendet e para. Në fillim isha disi i zemëruar me Yamaha, dukej sikur donin të më ofronin vetëm një vit kontratë.

Ju thashë që viti 2021 nuk do të ishte sezoni im i fundit në MotoGP dhe ata më mirëkuptuan. Skuderia e re? Më vjen keq që mekanikët Briggs dhe Stephens nuk do të vijnë me mua. Tentova t’i marr me vete, por nuk ia dola mbanë.

Ndjej trishtim që nuk do të punoj sërish me ta. Jemi bashkë prej 20 viteve, ata të dy janë bërë pjesë e familjes time. Tërheqja? Herët apo vonë do të detyrohem ta marr atë vendim, por mamaja ime më ka thënë që është e pamundur të ndodhë diçka e tillë“, deklaron duke buzëqeshur piloti i famshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!