Roshi kundër ndryshimeve kushtetuese: Rama t’i bindet realitetit, listat e hapura nuk vlejnë pa lirinë e votës

schedule10:57 - 30 Korrik, 2020

schedule 10:57 - 30 Korrik, 2020

Deputeti opozitar Artur Roshi në seancën e sotme plenare në Kuvend deklaroi votën e tij kundër ndryshimeve kushtetuese.

Roshi theksoi se listat e hapura nuk kanë vlerë pa lirinë e votës, ndërsa shtoi se ajo që është kërkuar në fillim në parlament, sipas tij sot kanë vlerën zëro.

“S’do votoj ndryshimet kushtetuese, pasi janë si ndryshime të një nate vere. Listat gjysmë të hapur se zbehin aspak forcën e kryetarit. Listat e hapura të shkëputura nga ajo që e kërkuam kur u futëm në parlament, sot kanë vlerën zëro. Listat e hapura nuk kanë vlerë pa lirinë e votës. Këtë e bën proporcionali i pastër kombëtar. Në rang kombëtar askush s’ka fuqi të kontrollojë votat”, u shpreh Roshi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!