Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka ndarë mendimin e tij për Eric ten Hag.
“Mendoj se ai po ecën mirë. Ai erdhi dhe tregoi se kush ishte në krye të ekipit. Dhe për herë të parë në dy ose tre vjet, filloj të vërej se Manchester United ka fytyrën e vet, kjo nuk ka ndodhur kohët e fundit.
Ai tregoi forcën e karakterit të tij, duke rregulluar situatën me Ronaldon. Ai është personi i duhur për këtë punë. Duhet kohë, por hapi drejt top 4 dhe Champions League është bërë.
Dhe e di që lojtarët dhe punonjësit e klubit janë shumë më të lumtur tani sesa kanë qenë vitet e fundit”, tha Rooney. /G.D abcnews.al/