Rooney: Kane është nënshkrimi perfekt për Manchester United

schedule17:51 - 19 Korrik, 2023

schedule 17:51 - 19 Korrik, 2023

Trajneri i DC United, Wayne Rooney, ka ndarë mendimin e tij për transferimin e mundshëm të sulmuesit të Tottenham, Harry Kane te Manchester United.

“Kane do të ishte një transferim ideal për Djajtë e Kuq, por ai po mbahet rob nga Spurs. Është koha që Kane të largohet. Mendoj se ai është gati të largohet, por nuk është gjithmonë e lehtë të largohesh nga Tottenhami”, tha Rooney për The Athletic.

Sulmuesi 29-vjeçar ka mbrojtur ngjyrat e klubit londinez që nga viti 2011. Në sezonin 2022/23, Kane mori pjesë në 49 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 32 gola dhe 5 asistime.

Në fund të sezonit të kaluar, Tottenham përfundoi i teti në renditjen e Premier League. /G.D abcnews.al/