Ronela u “kryqëzua” për Eurovision-in, po ish partneri Young Zerka çfarë mendon për performancën e saj?

schedule15:14 - 4 Qershor, 2022

schedule 15:14 - 4 Qershor, 2022

Përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision 2022 u shoqërua me polemika. Fakti që Ronela Hajati nuk u kualifikua dot në finale bëri që shumë njerëz të shpërthenin në kritika. Ndërsa shumë u morën me peshën e Ronelës, të tjerë kritikuan veshjen, e të tjerë e cilësuan performancën si të padenjë.

Por çfarë mendon ish i dashuri i saj, artisti Young Zerka për këngën dhe performancën në festivalin evropian? “Shumë mirë. Mu bë qejfi shumë sepse është hera e parë që shkon një këngë ritmike në Eurovision. Gjithmonë kemi shkuar me këngë me prerë damarët.”, tha ai kur u pyet për të.

Young Zerka: Unë dhe Ronela jemi që pesë vite bashkë - Telegrafi

Kujtojmë që Ronela konfirmoi ndarjen nga Zerka në vitin 2020. Për një lidhje mes Ronelës dhe Zerkës është përfolur prej vitesh, por ishte këngëtari ai që e konfirmoi në nëntor të 2019-ës, duke treguar se kishin pesë vite bashkë. Disa muaj më pas, Ronela që konfirmoi zërat që po qarkullonin se janë ndarë.

FOTO/ Nuk është Young Zerka, Ronela Hajati “kapet mat” me këngëtarin e njohur shqiptar – Abc News

“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Karantina më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.” tha asokohe Ronela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!