Ronela po e “shfrytëzon” famën nga Eurovisioni. Ç’po “gatuan” me dy përfaqësuesit e këtyre dy shteteve

schedule21:21 - 18 Maj, 2022

schedule 21:21 - 18 Maj, 2022

Në një intervistë para se të merrte pjesë në Eurovision, Ronela Hajati tha se nuk e pretendonte fitoren por famën përtej kufijve. Megjithatë, duket se artistja është në rrugën e duhur. Ndonëse nuk u kualifikua, Ronela bëri bujë me “Sekret”. Performanca në gjysmëfinale është një ndër më të klikuarat.

Pavarësisht faktit se kënga është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku i huaj, Ronela nuk kaloi në finale. Kjo shkaktoi një “revoltë” dhe shumë njerëz, të famshëm ose jo, u ndanë në dy grupe: disa e mbështetën për atë që dha në skenën e festivalit evropian dhe të tjerë e cilësuan si “vulgare”.

Sidoqoftë, Ronela po e “shfrytëzon” vëmendjen që ka marrë nga Eurovision. Një ditë më parë, këngëtarja publikoi një foto nga një studio muzikore. Bashkë me të ishin dhe përfaqësuesit e Austrisë, LumiX dhe Australisë, Sheldon Riley. “Koha e studios”, shkroi Ronela krahas fotos.

Ndërkohë, sot ka shkruar: “Nuk mund të them akoma asgjë por gjëra të mira po vijnë.” Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tyre por duke marrë shkas nga këto postime që ka bërë së fundmi, hedh dyshime. Megjithatë, duhet të presim për një konfirmim zyrtar.

/abcnews.al