VIDEO/ Ronela Hajati grabitet në mes të Londrës, i vjedhin portofolin dhe paratë që fitoi nga koncerti

schedule15:26 - 14 Nëntor, 2022

schedule 15:26 - 14 Nëntor, 2022

Ronela Hajati ka rënë pre e grabitjes në Londër. Këngëtarja ka zbuluar se i kanë vjedhur portofolin më kartat dhe të gjitha paratë që kishte fituar nga koncerti që mbajti atje. Ajo shprehet se e ka denoncuar rastin në polici por ishte shumë vonë pas hajdutët kanë shpenzuar paratë që i kanë marrë.

“Shkova në stacionin e policisë. Dhe kartat i bllokova por ishte shumë vonë. Kishin bërë dhe shopping, kishin blerë byzylykë dhe atlete pafund.”, ka shkruar ajo duke folur më pas përmes disa videove për ngjarjen. “Më kanë vjedhur të gjithë lekët, kartat dhe jam në mes të Anglisë pa identitet.

Më mirë s’po them se sa lekë më morën. Të gjitha lekët e koncertit i kisha me vete. Më duket të iki dhe në Spanjë, nuk kam lekë për metro dhe taxi. Nga të gjithë ngjarjet që më kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, jam personi më fatkeq i 2020-2022. Kjo pjesa e lekëve është gjëja më e vogël që më ka ndodhur nga gjërat që më kanë ndodhur.”, është shprehur Ronela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!