Ronela Hajati flet për dashurinë si kurrë më parë: Përpiqem ta kontrolloj shumë veten

schedule15:45 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 15:45 - 7 Dhjetor, 2020

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo zhvilloi një intervistë me ndjekësit në formën e ‘Ask me question’ ku ju është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve.

Ndër të tjera këngëtarja ka folur dhe për jetën sentimentale duke treguar përmes përgjigjeve, nëse në dashuri merr apo jep më shumë.

“Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal”, është përgjigjur Ronela.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se është duke punuar edhe për albumin e saj të ri muzikor. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!