Këngëtarja Ronela Hajati duket se ka ndërruar destinacionin e pushimeve. Nga Italia ku edhe qëndroi për disa ditë është zhvendosur në Londër.
Ajo ka publikuar një fotografi nga kryeqyteti anglez ku artistja habit me ndryshimin e bërë. Ndoshta ky ndryshim është bërë për shkak të këngëve të reja, pasi Ronela kishte paralajmëruar se me 14 shkurt do sjellë pë publikun një video-projekt të ri i cili mban titullin “Gënjeshtar je” dhe ndoshta ndryshimi i imazhit është planifikuar pikërisht për këtë projekt.