“Ronaldo, thuaji Juves ta hapë telefonin”, klubi meksikan “e tepron”

schedule15:19 - 13 Gusht, 2020

schedule 15:19 - 13 Gusht, 2020

Tlaxcala FC, që garon në ligën e dytë meksikane, duke shfrytëzuar zërat e merkatos rreth Cristiano Ronaldos, ka menduar të bëjë një shaka në rrjetet sociale.

Deri diku ia kanë arritur qëllimit, sa të bëhen lajm edhe në vendin tonë. Sigurisht prej portugezit, i cili është një nga futbollistët më të dashur në botë.

Klubi meksikan, në faqen zyrtare në “Instagram” ka postuar një fotot të Ronaldos me fanellën e tyre, ndërkohë që mesazhi është më epik: “E sheh sa bukur ngjan me fanellën tonë? Por, të lutem mos bëj si snob, thuaji Juventusit që të na hapë telefonin”. /abcnews.al