Ai mund të jetë larguar nga Evropa për në Arabinë Saudite, por Cristiano Ronaldo do të kthehet përkohësisht.
CR7’u thirr nga Roberto Martinez në skuadrën e Portugalisë për ndeshjet kualifikuese kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut, dhe përmes një postimi në Instagram nga stërvitjet ai shprehu kënaqësinë e tij për faktin që të veshë sërish fanellën e vendit të tij.
“Shumë i lumtur që jam kthyer në kombëtaren tonë dhe do të jem në gjendje të përfaqësoj sërish Portugalinë”, ka shkruar ylli portugez në Instagram. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram