“Ronaldo shpërtheu në lot”, si Van Nistelrooy e lëndoi me fjalë yllin portugez

schedule11:26 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:26 - 25 Qershor, 2020

Cristiano Ronaldo ka kaluar një moment të vështirë te Mancheter United, kur ai humbi babanë e tij. Ka pasur raste kur edhe ka shpërthyer në lot. Njëherë diçka e tillë ndodhi gjatë një interviste me Piers Morgan, ndërkohë që Louis Saha ka zbuluar se e njëjta gjë i kishte ndodhur pas një bisede me Ruud Van Nistelrooy.

“Gjëra të tilla ndodhin kur dy lojtarë kanë shumë personalitet, por jam i sigurt që Ruud i vjen keq për disa nga fjalët që ka thënë. Ai kishte shumë ego dhe donte që çdo top të shkonte tek ai. Ishte diccka e vështirë të menaxhohej nga Ferguson, pasi duhej të rriteshin edhe Ronaldo e Rooney”, tregon Saha, ndërkohë që e gjithë historia konfirmohet edhe nga Alastair Campbell, mik i Sir Alex Ferguson.

“Rud ishte shumë egoist, donte që çdo gjë të sillej rreth tij. Kupa u mbush kur i tha Cristiano Ronaldos se e konsideronte ndihmëstrajnerin Carlos Queiroz një baba të ri – pikërisht në periudhën kur Ronaldos i kishte vdekur i ati, i alkoolizuar.

Carlosi kërkoi që të tregonte respekt dhe përgjigja e tij ishte se nuk respektonte asnjë. Më vonë ai i kërkoi falje Ronaldos. Ferguson, kur e mori vesh se çfarë kishte ndodhur, e dërgoi në shtëpi holandezin”, rrëfen Campbell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!