Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo shkakton “tërmet”/ Polemika në Arabinë Saudite për largimin e yllit portugez

schedule12:35 - 5 Mars, 2026

schedule 12:35 - 5 Mars, 2026

Është i dëmtuar, por edhe i larguar. Kristiano Ronaldo përbën lajm në Arabinë Saudite, e padyshim edhe përtej saj, edhe kur nuk mund të dalë në fushën e lojës.

Mediat në Riad kanë komentuar polemikat që janë krijuar në vendin e Gjirit Persik pas lajmeve se CR7 ka marrë avionin dhe ka fluturuar për në Madrid.

Debatet nuk janë për vetë largimin e tij të mundshëm, sepse ai është I lënduar dhe nuk mund ta ndihmojë ekipin e tij Al Nasr për disa kohë, por për faktin se klubi nuk ka bërë asnjë koment për këtë.



Pra, as nuk është konfirmuar nëse është larguar apo jo, diçka që krijon habi dhe dyshime.

Raportimet mediatike janë që një avion Bombardier Global Ekspres, me vlerë 61 milionë paundë, u nis nga aeroporti në Riad në orën 8 të mbrëmjes para dy ditësh, dhe mbërriti në Madrid në orën 1 të natës, pas 7 orësh fluturim, duke pasur parasysh edhe diferencën kohore mes dy kryeqyteteve.

Habia është e madhe edhe sepse avioni u largua disa ditë pas shpërthimit të luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, pra në mes të rrezikut.

Pritet konfirmimi, ndërsa besohet se Kristiano po I nënshtrohet riaftësimit pas dëmtimit, me ndihmën e mjekëve të specializuar në Europë.

Ndërkaq, Liga Profesioniste Saudite ka vendosur të vazhdojë me ndeshjet, pavarësisht se lufta që ka shpërthyer në rajon, dhe disa sulmeve ndaj objekteve amerikane në këtë vend.

Ndeshjet e javës së 25-të nisin këtë të enjte, ndërsa këtë të premte luan Al Itihad, ekipi ku bën pjesë Mario Mitaj, ndërsa Al Nasr I Ronaldos do të luajë të shtunën e 7 marsit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!