Ronaldo, Sandro, Pjanic: Te Juventusi shqetësojnë shumë titullarë

schedule22:00 - 20 Nëntor, 2019

schedule 22:00 - 20 Nëntor, 2019

Pas seancës së sotme stërvitore te skuadra e Juventusit, disa lojtarë janë duke luftuar me kohën që të rikthehen në 100% e tyre para sfidës së fundjavës, përballë Atalantas në transfertë.

Shumica e futbollistëve të “Zonjës” janë në formë optimale për këtë sfidë, por ka pasur edhe disa stërvitje individuale. Pjanic, i cili u largua më herët nga grumbullimi me Bosnjën, u stërvit veçmas grupit. Rabiot nuk u stërvit fare, pasi vazhdon të ketë probleme në këmbën e tij të majtë.

Ndërkohë, Ronaldo bëri disa seanca individuale pas rikthimit nga grumbullimi me Portugalinë. Alex Sandro vazhdon të kryejë stërvitje me dyer të mbyllura në ambientet e “J Medical” dhe me shumë gjasa, nuk do të jetë i gatshëm në fundjavë./abcnews.al