Ditën e djeshme, Cristiano Ronaldo mbeti pa ekip, pas njoftimit të Manchester United.
Gjetja e një ekipi të ri, ose më saktë një sfidë e re siç tha vetë ai, nuk do të jetë e lehtë për portugezin.
Problemi kryesor në fakt është paga e tij e lartë, ku Ronaldo merr 20 milionë euro në sezon. Zërat momental janë se Bayern Munich, PSG dhe Inter Miami i Beckham janë duke vëzhguar situatën për një transferim të mundshëm.
Por, siç raportohet, një emër i ri ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për klubin anglez të Premier League, Newcastle. Klubi i pronarëve sheik mbetet i favorizuar, pasi falë princit të Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, ka fonde praktikisht të pakufizuara.
Situata e Ronaldos për një klub të ri mbetet një enigmë, por e ditur është se ai nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe sigurisht, është në kërkim të një klubi të ri./ h.ll/abcnews.al