“Ronaldo nuk donte të luante më për Juventusin”, Allegri para ndeshjes ndaj Napolit: Amerikano-Jugorët i kam lënë në shtëpi

schedule14:26 - 10 Shtator, 2021

schedule 14:26 - 10 Shtator, 2021

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Napolit, ka folur në konferencë për shtyp trajneri i Juventusit, Allegri. Tekniku i bardhezinjëve ka analizuar takimin e vështirë që skuadra e tij do luajë, por është ndalur edhe në tema të tjera si ajo e Ronaldos.

“Do të jetë një ndeshje e mirë sepse po përballemi me një ekip me vlera të mëdha teknike dhe në një moment të mirë. Zgjedhja e formacionit nuk është i vështirë sepse kam pak lojtarë, kam zgjedhur t’i lë amerikano-jugorët në shtëpi. Kuadrado ishte i vetmi që mund të vinte. Për fat kemi tre djem të mirë De Vinter, Sule dhe Mireti të cilët do të vijnë me ne dhe ndoshta do të ketë vend edhe për ta. Nuk duhet të jetë një alibi, megjithatë, ne do të përpiqemi të arrijmë një rezultat gjithsesi” tha Allegri.

Më pas trajneri siguroi se McKennie do jetë titullar dhe foli edhe për objektivat e Juventusit. “McKennie është kthyer mirë, ka punuar mirë këto ditë. Nesër ai do të jetë titullar, do të më duhet të marr parasysh se ku duhet të luajë. Objektivat e Juventusit janë që të në të gjitha ndeshjet në mars të jemi duke luftuar në të gjitha frontet. Ekipi është i shkëlqyer, duhet vetëm të përmirësohemi, duhet të rritemi si ekip dhe rezultatet sigurisht që ndihmojnë në këtë. Ne duhet të jemi të mirë në të pavarësisht nga rezultatet” tha Allegri.

Në fund strategu italian u ndal edhe tek Ronaldo që u largua nga Juventusi për tek Manchester United. “Ronaldo nuk donte të luante më për Juventusin, ai shkoi tek Manchester United dhe në çdo rast do të kishte qenë viti i tij i fundit. Ne parashikuam se çfarë do të ndodhte brenda një viti. I urojmë Ronaldos më të mirat, por jeta vazhdon. Nuk jam i interesuar të flas për atë që ishte. Juventusi gjithmonë ka fituar si grup. Për të qenë konkurrues dhe për t’u përpjekur për të fituar, duhet të kesh ambicie të mëdha, dashuri të madhe për veten dhe pasion në atë që bëjmë” përfundoi trajneri i Juventusit, Allegri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!