Pesë vjet zgjati aventura e Ronaldos me Interin. Braziliani fenomenal u largua në verën e vitit 2002 drejt Real Madrid, aty ku kaloi pesë sezone të mrekullueshme. Fenomeni i rikthehet këtij momenti në një prononcim për DAZN, teksa zbulon edhe presidentin më të mirë që ka pasur në karrierë.
“Ndihesha mirë tek Interi dhe e ndjeja dashurinë e madhe të tifozëve, por nuk mund të vazhdoja me trajnerin që kishim. Shkova për të biseduar me Morattin dhe i thashë: ‘President, nuk mund të vazhdoj me këtë trajner. Ose të largohet ai, ose do të largohem unë‘.
Historia ime me zikaltrit përfundoi në një mënyrë të keqe, Moratti preferoi Cuper përpara meje. Gjithsesi, aty nisi historia ime me Real Madrid. Florentino Perez është presidenti më i mirë që kam pasur në karrierë. Dëmtimet? Më kanë bërë një person edhe më të mirë“, deklaron Ronaldo. /abcnews.al