Ronaldo: Më mungonte goli nga goditja e dënimit, kundër Milanit duam fitoren!

schedule20:40 - 4 Korrik, 2020

schedule 20:40 - 4 Korrik, 2020

Cristiano Ronaldo arriti të shënojë më në fund për Juventusin nga një goditje dënimi, pas plot 43 tentativash. Pas ndeshjes së fituar 4-1 kundër Torinos, ylli portugez ka folur për Sky Sport, ku u shpreh: “E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por kemi punuar mirë.

Kemi fituar dhe kemi shtuar presionin ndaj Lazios. Objektivi është arritur në këtë ndeshje, kemi fituar. Goli me goditje dënimi? Më mungonte, më duhej një gol me goditje dënimi për të rifituar besimin te vetja.

Milani? E dimë se objektivi ynë ishte të fitonim sot. Na pret një ndeshje e vështirë, por duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, që është më e rëndësishme. Unë dhe Dybala jemi shumë mirë bashkë. Skuadra është mirë, ka besim dhe kundër Milanit do të kërkojmë të fitojmë”, u shpreh CR7./abcnews.al