Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në fitoren e Al Nassrit kundër Al Hilal, në finalen e Kupës së Klubeve Arabe.
Ronaldo ka fituar trofeun e parë me Al Nassrin, që prej se u largua nga Manchester United dhe iu bashkua ligës saudite.
Skuadra e Ronaldos e mposhti Al Hilal me rezultat të ngushtë 2:1 në finalen e kësaj gare që u zhvillua në stadiumin “King Fahd”.
Al Nassri ishte në disavantazh kur mesfushori brazilian, Michael shënoi për 1:0 për të kaluar Al Hilal në epërsi.
Por, Ronaldo ishte heroi i sotëm i Al Nassrit, pasi që barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 74’, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Më pas, Ronaldo i dhuroi epërsinë Al Nassrit kur shënoi në minutën e 98’.
38 vjeçari po vazhdon të tregojë vetën pasi që ndihmoi skuadrën e tij të fitojë trofeun e Kupës së Klubeve Arabe.
Është trofeu i fundit në kabinetin e Ronaldos, pasi ka fituar tituj të ligës në Angli, Spanjë dhe Itali për të mos përmendur Ligën e Kampionëve.