Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United. Në Angli janë të bindur se portugezi nuk është në planet e Erik Ten Hag.
Paul Merson, ish-lojtar i Arsenalit dhe tani komentator në TV, është shprehur se CR7 dëshiron të luajë në Champions League, siç ka bërë gjithmonë.
Në analizën e tij ai shprehet se CR7 dhe PSG duan të dyja Champions League dhe do ishte perfekte kjo lëvizje, duke parë që edhe Ligue 1 nuk është ndonjë sforcim i madh.
Ronaldo do të kishte mundësinë të fokusohej te Champions dhe njëkohësisht të ishte në një ekip me Lionel Messin. / abcnews.al