I pyetur se sa ndikues është Cristiano Ronaldo në dhomat e zhveshjes së Kombëtares, Fernando Santos tha se tashmë ka punuar me lojtarë me peshë më të madhe në grup sesa kapiteni aktual i Portugalisë.
“Kam parë dhe stërvitur lojtarë me peshë. Çdo ekip ka lojtarë të tillë. Kam trajnuar yje te Benfica, Sporting, dhe Porto. Jo të gjithë lojtarët shprehen në të njëjtën mënyrë, disa janë më shumë trajnerë. Është e rëndësishme që të dimë se si t’i trajtojnë këto çështje. Cristianon e takova si djalë dhe në atë kohë ai nuk ishte i tillë. Në dhomat e zhveshjes ishte Pedro Barbosa, Paulo Bento dhe të tjerë. Por u rrit dhe ai u bë zëdhënës. Skuadra jeton mirë me këtë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha trajneri i kombëtares portugeze në një konferencë për shtyp.
I pyetur për Pepen, një tjetër nga kapitenët e ekipit ai tha: “Ai është një përbindësh. Mes shumë lojtarëve që kam trajnuar, Pepe është gjithashtu një prej tyre”. /G.D abcnews.al/