Ronaldo jo më “mbret i ajrit”, në Skoci vendoset rekord i ri

schedule14:18 - 7 Shkurt, 2021

schedule 14:18 - 7 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mahniti botën e futbollit me atë gol të shënuar me kokë kundër Sampdorias në vitin 2019. Portugezi arriti një lartësi prej 256cm si dhe u shkëput 71 cm nga toka. Nuk mendohej se ndonjë lojtar mund të arrinte rekordin e CR7, deri në 27 janar të këtij viti gjatë një ndeshje në Skoci.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Motherwell, Bevis Mugabi, i cili zyrtarisht e ka kaluar rekordin e 36-vjeçarit. Në ndeshjen kundër Ross Countyt, qëndërmbrojtësi kërcen 262cm në total dhe shkëputet 75cm nga toka për të shënuar golin e fitores në minutat e fundit të takimit. 25-vjeçari është shumë i lumtur për arritjen dhe nuk e priste një reagim kaq të madh për këtë gjë.

“Unë nuk jam një person i rrjeteve sociale, por celulari im është mbushur me mesazhe dhe nuk po ndalon që nga e mërkuar. Ka qenë pak e frikshme. Gjithmonë kam patur një kërcim shumë të mirë dhe për këtë punoj shumë në palestër. Kjo më ndihmon shumë në lojën dhe rolin tim si mbrojtës. Do ta provoj sërish të shënoj, por nuk mund t’u premtoj se do të kërcej aq lart sa Ronaldo përsëri”, deklaron Mugabi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!