Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë një lojtar i Liverpool. Këtë fakt e ka zbuluar ish-pjesëtari i stafit teknik të “The Reds”, Phil Thompson. Bëhet fjalë përpara se portugezi të transferohej në radhët e Manchester United dhe intervista e anglezit për “The Athletic” bëri shumë bujë në ishullin britanik.
“Më kujtohet shumë mirë ajo darkë në Portugali së bashku me agjentin Tony Henry, ku ne shkuam për të diskutuar për të transferuar Ronaldon. Gjithçka shkoi shumë mirë dhe ne ishim të relaksuar. Ata kërkonin katër milionë euro, të cilat do të paguheshin nga një milion për çdo vit të kontratës 4-vjeçare.
Më pas unë i pyeta për pagën e Cristianos dhe Tony mu përgjigj se ai kërkonte 1 milionë euro neto në sezon. Liverpool nuk arriti akordin personal me të, pasi trajneri Gerard Houllier kërkonte ta shikonte atë në turneun Toulon, ku ai do të luante me kombëtaren U-20 të Portugalisë.
Të martën kur ne po hanim mëngjes pranë fushës stërvitore erdhi lajmi nga “Sky Sports” se Manchester United kishte firmosur me Cristiano Ronaldon. Unë dhe Gerard na mbeti ushqim në fyt. Më kujtohet si tani kur ai më tha mua: ‘Çfarë dreqin po ndodh atje’?, deklaron Thompson disi i penduar. Më pas historia e 35-vjeçarit dihet, i cili do të mbetet gjithmonë në historinë e futbollit botëror. /abcnews.al