Cristiano Ronaldo shënoi dopietë në ndeshjen e së dielës së Portugalisë kundër Luksemburgut (6-0) në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Kështu, Ronaldo tani ka 122 gola për kombëtaren. Portugezi është shkëputur nga Lionel Messi për golat ndërkombëtarë. Argjentinasi ka shënuar 99 gola për vendin e tij. /G.D abcnews.al/

