Ronaldo “godet” sërish/ Legjenda portugeze nuk ka ndërmend të ndalet, “superylli” pranë rekordit të golave nga goditja e dënimit

schedule17:56 - 28 Gusht, 2024

schedule 17:56 - 28 Gusht, 2024

Pak ditë më parë, dha sinjalet se mund të ndalet.

Cristiano Ronaldo paska në plan që ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme pas ndoshta 2 apo 3 viteve, veçse deri në atë kohë nuk ka ndërmend të ndalet dhe këtë e tregoi me golin e radhës, shënuar në mënyrë të mrekullueshme në Arabinë Saudite.

Al-Nassr po luante në fushën e rivalit, Al-Feiha, një ndeshje e Ligës Profesioniste Saudite që përfundoi me fitoren e lehtë 4-1 të miqve, me “superyllin” portugez që fillimisht shërbeu asistin për rrjetën e parë shënuar nga braziliani Talisca.

Goli i “luzitanit” erdhi me goditje dënimi në minutën e 10’-të shtesë të pjesës së parë. një shtesë tepër e gjatë, por ky nuk ishte një shqetësim për 5 herë fituesin e Topit të Artë, që goditi saktë, me legjendën e futbollit që ka 64 gola të tillë nga goditjet e dënimit.

Kjo do të thotë se ai është vetëm një rrjetë prapa rivalit të tij të madh, Lionel Messi dhe “yllit” të Anglisë, David Beckham, që kanë nga 64.

Padyshim, që një njeri ambicioz si ai e ka si objektiv ta arrijë dhe ta thyejë rekordin e golave të tillë që mbahet nga legjenda braziliane, Juninho me 77. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!