Patrice Evra i kaloi vitet më të bukura të karrierës te Manchester United. Francezi qëndroi 8 sezone te skuadra angleze, aty ku fitoi 15 trofe. Ai ka rrëfyer një prapaskenë interesante në lidhje me Alex Ferguson dhe Cristiano Ronaldon.
CR7 u largua drejt Realit të Madridit në verën e vitit 2009, ndërsa legjendari Ferguson i dha fund në vitin 2013 aventurës 27-vjeçare në stolin e United. “Dy javë përpara se të largohej, më kujtohet se shumë gazeta shkruanin që Ferguson do të tërhiqej vitin pasardhës.
Një ditë erdhi tek unë dhe më tha: ‘Patrice, unë nuk do të tërhiqem kurrë. Do të qëndroj këtu edhe 10 vite të tjera. Kam objektiv të fitoj edhe njëherë Champions League, më duhen dy lojtarë për ta realizuar’. Ata ishin Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.
‘Jam 99% i sigurt që do i kem në skuadër’, më tregoi trajneri. Të them të drejtën, edhe unë fola me Cristianon dhe e pyeta nëse është e vërtetë. Më tregoi që i kishte premtuar shefit (Ferguson) që do të rikthehej. Ma tha vetë Cristiano”, deklaron Evra. /abcnews.al