E kemi thënë se jeton vetëm për rekordet. Kristiano Ronaldo ka vendosur pafund të tillë në karrierën e tij të lavdishme, ndërsa kjo Kupë e Botës I jep edhe më shumë famë.
Legjenda portugeze do të jetë për herë të gjashtë në Botëror, një rekord absolut që e ai e ndan me portierin e Meksikës, Oçoa, që gjithashtu u grumbullua nga kombëtarja e tij.
Të dy kanë lënë pas rekordin e mëparshëm që ia barazuan legjendës tjetër të portës, Antonio Karbahal po të Meksikës, si Oçoa.
Kristiano do të ketë dy synime të mëdha në Amerikën e Veriut. Ai ka mundësi të konkurrojë me Lionel Mesin për numrin më të madh të ndeshjeve që një lojtar e ka luajtur në fazat finale të Botërorëve.
“Pleshti” ka 26 paraqitje, ndaj 25 të ish-rekordmenit Lotar Mateus të Gjermanisë, ndërsa CR7 ka luajtur 22 herë në këta turne. Natyrisht, që ai të jetë rekordmen, kjo do të varet nga Mesi dhe Argjentina, nëse ata eliminohen shpejt.
Po ashtu, ëndrra tjetër e Ronaldos, madje ajo më e madhja, është që të fitojë trofeun më të madh të futbollit. Legjenda e gjallë ka bërë shumë për Portugalinë, ka fituar Kampionatin Europian dhe dy herë Ligën e Kombeve, por asnjëherë Kupën e Botës./abcnews.al


