Futbollisti më i ri i Juventusit ka treguar klasin e tij dhe jashtë fushe, ndërsa ishte me pushime në Greqi. Cristiano Ronaldo ka lënë bakshish 20 mijë euro në resortin, ku kaloi pushimet me familjen.
Cristiano Ronaldo bën gjithmonë zhurmë dhe tërheq vëmendjen si në fushë, ashtu dhe jashtë saj. Bujaria e asit portugez nuk është gjë e re, por ajo që ka ndodhur në pushimet e javës së shkuar në Greqi i ka lënë të gjithë të surprizuar. Lojtari i ri i Juventusit, pikërisht në ditët që po mbyllte kontratën qindra millionë euro me bardhezinjtë e Torinos, siç raporton “The Sun” ka lënë një bakshish rekord prej 20 mijë eurosh në resortin, ku kaloi pushimet së bashku me familjen.
I ngelur i kënaqur me pamjen dhe trajtimin e marrë gjatë ditëve të pushimeve pas Botërorit në Rusi, Ronaldo ka dashur që të falenderojë të gjithë punonjësit e resortit, duke i lënë një bakshish të majmë e duke u bërë kështu si një babagjysh bardhezi në mes të verës.
Një ditë për t’u kujtuar për resortin e Costa Navaros, i cili u bërë njëherësh edhe skenë e tratativave që çuan në transferimin e futbollistit 33-vjeçar nga Reali tek Juvja. Por rekordet e CR7 nuk ndalojnë sigurisht këtu. Sipas tabloidit anglez, duke analizuar aktivitetin e tij në rrjetin social Instagram, postimi i tij që njoftonte kalimin tek Juventusi është kurorëzuar si i pesti më i pëlqyeri në botë, duke rrembyer plot 11 milionë e 300 mijë like./abcnews.al