Ronaldinho: Viti i Milanit, i ndjek ende! Ibra super, edhe pse 40 vjeç

schedule11:12 - 2 Prill, 2022

schedule 11:12 - 2 Prill, 2022

Ronaldinho ka luajtur edhe në Serie A, me Milanin, dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Braziliani mendon se mund të jetë viti i kuqezinjve, ndërkohë që flet edhe për Zlatan Ibrahimovic.

“Mendoj se Milani është për titull, por ndoshta presim matematikën për ta thënë. E sigurt është se kam mbetur një tifoz i madh i Milanit dhe e ndjek gjithmonë kampionatin italian. Mendoj se mund të jetë viti i duhur për Milanin.

Kur unë isha aty Milani kishte shumë lojtarë, por ka edhe tani dhe mbizotëron koncepti i ekipit. Organizimi taktik është më i madh dhe kjo është arsyeja pse po bëjnë një punë të shkëlqyer”, shprehet Ronaldinho.

“Ibra? Zlatan është një mik i madh i imi. Edhe pse është 40 vjeç, ai po paraqitet mirë dhe po bën mirë për Milanin. Të fitosh një tjetër titull në moshën e tij do të ishte fantastike për të dhe klubin”, përfundon braziliani. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!