Ronaldinho në arrest shtëpie, gjykata refuzoi kërkesën e avokatit

schedule11:57 - 12 Korrik, 2020

schedule 11:57 - 12 Korrik, 2020

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie në Paraguaj. Ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës ndodhet në një hotel së bashku me vëllain e tij në vendin latin, ku kujtojmë se u lirua nga burgu në muajin prill.

Gjykata e apelit refuzoi ta gjykojë çështjen e kampionit të Botës dhe kështu ai është i detyruar të vazhdojë qëndrimin në hotel. 40-vjeçari kaloi plot 32 ditë në burgim, pasi ai tentoi të kalonte kufirin në mars me pasaportë fallso.

Braziliani u dënua me gjashtë muaj burg, por ai pagoi 1.3 milionë paund për t’u liruar me kusht. Tashmë Ronaldinho do të vazhdojë arrestin në shtëpi, në pritje të gjykimit përfundimtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!