Ronaldinho: Mbappe është një lojtar i dashur nga Brazilianët, Messi mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare

schedule19:08 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 19:08 - 17 Dhjetor, 2022

Në prag të finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjetninës, Ronaldinho, i cili fitoi Kupën e Botës 2002 me Brazilin, foli para mikrofonit të “L’Equipe”.

“Të dyja skuadrat meritojnë të fitojnë. Mendoj se edhe Brazili kishte një skuadër të mirë, por gjërat nuk shkuan gjërat siç menduam. Brazili është ende nën presion. Kur mendojmë për futbollin, mendojmë për Brazilin

Por ishte një grup shumë i mirë me shumë talente. Shpresoj që kjo gjeneratë të fitojë diçka. Messi? Për të ky nivel është normal, apo jo (qesh)? Ai është më i miri në botë për shumë vite tashmë. Është Botërori i tij i fundit, por isha i sigurt se do të kthehej dhe do të bënte gjithçka. Për mua, ai mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare, sepse ka shumë më tepër cilësi se të gjithë të tjerët.

Mbappe? Më pëlqen ta shikoj duke luajtur. Jam shumë i lumtur për të. Ai bën gjithçka shumë mirë dhe është ende shumë i ri. Ai ka të gjitha cilësitë, ritmin, driblimin dhe, përballë portës ka qetësinë. Këta janë llojet e lojtarëve që ne brazilianët na pëlqen të shohim duke luajtur. Ai gjithashtu duket sikur ka një personalitet të fortë”, është shprehur “magjistari” Ronaldinho./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!