Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet liga italiane ku po zhvillohet një garë e ngushtë për titullin kampion, në atë që në Itali njihet si “scudetto”.
“Në grupin e Piolit mbizotëron koncepti i ekipit, është sezoni i duhur. Sa keq që kemi një Botëror tjetër pa Italinë“, ka thënë Ronaldinho për “La Gazzetta dello Sport”.
“Mendoj se do të ndodh një gjë e tillë por duhet të presim deri sa të konfirmohet matematikisht. Është e sigurt që unë jam tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë e përcjell ligën italiane me vëmendje. Por, mendoj se ky mund të jetë viti i duhur për Milanin”.
Milani është në krye të tabelës pas 30 ndeshjeve me 66 pikë, 3 pikë më shumë se Napoli në vendin e dytë dhe 6 më shumë se Interi në vendin e tretë, por që ka një ndeshje më pak.