Ronaldinho ende në burg, ish-sulmuesi i Barçës i dërgon mesazh

schedule23:00 - 23 Mars, 2020

schedule 23:00 - 23 Mars, 2020

Ditët e fundit nuk kanë qenë më të mirat për legjendën e Brazilit, Ronaldinho. Ish-sulmuesi ka disa probleme me ligjin dhe ndodhet në një nga burgjet e Paraguajit. Ai tentoi të kalonte me një pashaportë false, por autoritet nuk e lejuan një gjë të tillë.

Pak ditë më parë Ronaldinho festoi dhe 40-vjetorin e tij në burg, në një vend ku nuk e imagjinonim ta shikonim atë. Ka pasur dhe një reagim nga ish-shoku i tij te Barcelona, Samuel Eto’o. “Përshëndetje miku im, vëllai im. Nuk e imagjinoj dot atë që ti po kalon, nuk e shpreh dot”, janë fjalë e para të kamerunasit.

”Shpresoj që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. Nuk kam fjalë. Unë mundem të të them se të dua shumë dhe do të bëj gjithçka që duhet që ti të dalësh nga aty. Qëndro i fortë vëlla”, mbyll Eto’o. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!