Humbjen 8-2 me Bayern Munich te Barcelona nuk do ta harrojnë për shumë kohë. Në pankinë për bavarezët ishte Hansi Flick, i cili është larguar së fundmi dhe me shumë mundësi do të drejtojë Gjermaninë.
Akoma nuk ka gjë zyrtare, edhe pse në Gjermani mediat e bëjnë të sigurt këtë lëvizje. Në Spanjë ndërkohë raportojnë se Barcelona është e interesuar t’i besojë pankinën gjermanit Flick.
? Carpeta entrenadores
Hace unos días ESPN comentó el interés por Flick. Efectivamente, es otro de los nombres que se barajan como opción para el Barça. El alemán NO tiene aún cerrado el acuerdo con la selección. ?
Anoche en @EsportsRAC1 dimos algunos detalles #mercato pic.twitter.com/pN7HidAvJM
— Gerard Romero (@gerardromero) May 18, 2021
Ronald Koeman konsiderohet i larguar në fund të sezonit dhe gazetari Gerard Romero raporton se Flick është një nga opsionet për Barcelonën, pasi ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit.
Sigurisht alternativa e Xavi është e pashmangshme. Legjenda e klubit spanjoll drejton aktualisht skuadrën e Al Sadd dhe ka arritur suksese të rëndësishme. /abcnews.al