Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, është bërë nostalgjike.
Ajo ka hapur arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të shumë viteve më parë, nga koha kur ishte gjimnaziste.
Rona shpjegon se fotografia është marrë nga arkiva e nënës së saj pasi ajo ruan fotot e këngëtares.
Ndërsa vihet re se imazhi ishte pjesë e një artikulli gazete ku fliste për uniformat e tyre.
“Nga arkivi i nanës. Në pushim të gjatë, në gjimnaz, me shoqet e klasës! Kujtim i bukur. P.s se kishim idenë që po na fotografonin”, ka shkruar Rona pranë postimit të fotografisë./abcnews.al