Romët hyjnë në politikë/ I pari pjesëtar i komunitetit, betohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës

schedule14:16 - 19 Janar, 2025

schedule 14:16 - 19 Janar, 2025

TIRANË- Në këshillin bashkiak të Tiranë për herë të parë  ka dhe një pjesëtar nga komuniteti rom.  Ai është Sead Kazanxhiu I cili zëvendësoi  Besard Kadinë që u dorëhoq pas emërimit si Ambasador në Azerbajxhan.

Është lufta ime personale,  por edhe e komunitetit rom për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Edhe pse ne romët jetojmë prej shekujsh në territorin e Shqipërisë jemi një komunitet i integruar në shoqërinë shqiptare edhe pse shpesh kjo çështja integrimit keqkuptohet, por nuk kemi pasur asnjëherë përfshirje”, tha ai.

37-vjeçari nga fshati Baltëz I Fieri  vjen nga një familje me gjashtë anëtar.  Nga babai  të cilit  në klasë të gjashtë  iu desh të shkëputej nga shkolla për të  ndihmuar familjen  dëgjonte shpesh.

“Nuk dua që ju të kaloni atë që kam kaluar unë”, tha ai.

U diplomua në Akademinë e Arteve  në  Tiranë për pikturë dhe më pas u largua  drejt Budapestit për  të  studiuar gjuhën rome. Megjithë shkollimin  e tij tregon se betejat  nuk I  ka pasur të lehta.

“Shumë të vështira sepse duke qenë pjesë e komunitetit rom ti duhet të provosh veten dyfish. Unë e kam hasur dhe vetë diskriminimin institucional. Në fund të fundit ti mbetesh rom për dikë dhe pse mund të jesh super i edukuar, por unë i kam hedhur poshtë viktimizimet e kam ecur para,  kam luftuar me veten, se lufta më e madhe është të mundësh veten”, theksoi ai.

Tentativat  si artist dhe më pas si  aktivist për tu përfshirë në vendimmarrje për  çështje që I takonin  komunitetit që përfaqëson  thotë se ishin të pamjaftueshme,   kështu vendosi të angazhohej në politikë.

“Jam angazhuar përmes PS dhe kam kandiduar si këshilltar në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kaluara, nuk është se jam vendosur në një listë fituese ndaj kam qëndruar në stolin rezervë për dy vite, por mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të gjithë komunitetin rom dhe partitë politike për të përfshirë anëtar të pakicave në listat e tyre”, theksoi ai.

Edhe pse I vetëdijshëm për pozicionin e tij në listë  nuk u tërhoq.  Në bisedë me veten  tregon se  dominoi mendimi.

“Thoja nëse unë jap dorëheqjen do thuhet ne ja dhamë mundësinë romëve dhe romët nuk e duan u tërhoqën”, theksoi ai. 
Tashmë që është pjesë  e këshillit bashkiak të Tiranës Seadi thotë se në mendje përherë do të ketë porosinë e prindërve

“Për të ngritur zërin për të gjitha pakicat kombëtare në Shqipëri. Porosia më e madhe është qëndroni sa më të pastër, qëndroni që mos të viheni me gisht nga askush tjetër”, pohoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!