Romeo Harizaj mbetet në Superiore, Dinamo “blindon” edhe portën

schedule14:56 - 21 Korrik, 2021

schedule 14:56 - 21 Korrik, 2021

Porta është një repart shumë i rëndësishëm dhe Dinamo lëvizjen e parë e ka bërë duke rinovuar kontratën me Edvan Bakajn, protagonist sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë.

Tashmë blutë e kryeqytetit kanë mbyllur marrëveshjen edhe për Romeo Harizajn, portierin që ka spikatur me Apoloninë sezonin e shkuar dhe që i dha edhe një ftesë në kombëtare për miqësore e fundit me Uellsin dhe Çekinë.

22-vjeçari vjet bëri sezonin e tij të parë në Superiore dhe mbetet në elitë, pasi Dinamo dhe Apolonia gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e portierit shtatlartë. /abcnews.al