Policia ka vënë në pranga tre persona në Shijak, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nuk është gjetur në banesë.
Në kuadër të operacionit “R|omano 2017″, Policia Kriminale dhe FNSH, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri, kanë mësyrë në Shijak në orët e para të mëngjësit dhe kanë ndaluar Florenc Mema, Demokrat Çizmja dhe Luan Bodlli.
Këta persona janë arrestuar për qëllim ekstradimi pasi kërkohen nga drejtësia italiane, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Gjatë operacionit që është zhvilluar në të njëtën kohë në Shqipëri dhe në Itali, janë ekzektutuar 18 masa sigurie. Në vendin fqinj janë arrestuar 12 shqiptarë, italianë e marokenë.
Autoritetet italiane kanë vendosur ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shqiptarë, italianë dhe marokenë. Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup trafikonte lëndë narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.
Ndërkaq, ky op[eracion është zhvilluar edhe në Itali, ku janë angazhuar 100 karabionierë, ndërsa kanë rënë në pranga 15 persona, përfshirë edhe tre shqiptarët.
Mediat italiane shkruajnë se grupi i kokainës përbëhej me shumicë anëtarësh shqiptarë./abcnews.al

